Telegrafi

Guardiola i painteresuar në Robinhon

Sipas Sport, Blaugranët kanë vendosur të mos bëjnë ofertë për Robinhon gjatë kësaj vere, pasi që Pep Guardiola e ka bërë të qartë se ai nuk e dëshiron ish-yllin e Real Madridit. Guardiolës është thënë se i pëlqen Robinho dhe cilësitë e tij prej futbollisti, por Pep frikësohet se sjellja e tij jashtë fushës mund ta shpërqendrojë ekipin dhe për këtë shkak e ka përjashtuar një transferim të brazilianit.

Mbetet të shihet nëse Robinho do të kthehet në Manchester City, me bosin Roberto Mancini që nuk ka nevojë për sulmuesin, e që tani pret një ofertë të mirë për ta shitur sulmuesin kreativ brazilian. /Telegrafi/