Telegrafi

Guardiola i kthehet punës në vitin që vjen

Strategu spanjoll u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar për të bërë një pushim, ndërsa ish-presidenti i tij beson se viti që vjen do të shënojë rikthimin e trajnerit jashtëzakonisht të suksesshëm.

“Mendoj se Pep do të kthehet si trajner në vitin e ardhshëm. Ai ka një personalitet të shkëlqyer, ide shumë të qarta dhe është shumë inteligjent”.

“Jam i nderuar që kam raporte të mira me të, për mua, ai është trajneri më i mirë në botë”, ka deklaruar Laporta për shtojcën suedeze Expressen, duke shtuar se nuk mendon që PSG ka strukturën e përshtatshme për Guardiolan. /Telegrafi/