Ibrahimovic ishte bërë cak i breshërive me kritika pas dështimit të kualifikimit të Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Çdo herë kur ka luajtur, ai ka luajtur mirë, por lëndimet në momentet kyçe nuk i kanë ndihmuar. Është normale që këto lloj tregimesh të fliten në këtë periudhë të vitit. Por, unë nuk jam personi i duhur të flas për to”, tha Guardiola. /Telegrafi/