Telegrafi

Guardiola i kënaqur me fitoren

“Jam shumë i kënaqur me pjesën e parë dhe të dytë. Ishim serioz. Nuk bënim gabime të panevojshme, kemi pasuar topin mirë dhe kjo na bëri më të fuqishëm. E kontrolluam ndeshjen”, ka thënë Guardiola për AS.

Trajneri i blaugranëve po ashtu ka lavdëruar sulmuesin Lionel Messi, i cili shënoi dy gola të shkëlqyeshëm në këtë fitore, para se të zëvendësohet me Andres Iniesta pas golit të dytë.

“Çdo ditë ai bëhet edhe më i mirë. E gjitha çfarë mund të bëni është ta shihni atë duke luajtur. Ai vazhdon të bëjë gjithçka në maksimum, përtej asaj që është e domosdoshme”, ka thënë më tej Guardiola.