Telegrafi

Guardiola i kënaqur me fitoren ndaj Deportivos

Bojan Krkic, i cili u aktivizua në vend të të lënduarit Zlatan Ibrahimovic, hapi serinë e golave pas 15 minutash, para se Pedro dhe Yaya Toure, të shënojnë nga një gol fantastik në pjesën e dytë, për ta forcuan Barcelonën në krye të tabelës.

“Jemi në një formë shumë më të mirë se në fund të sezonit të kaluar dhe kjo është një shenjë e mirë. Ekipi ka një fuqi të shkëlqyeshme mentale dhe Madrid do të na bëjë nderë nëse na ndjek gjithë kohën”, ka shtuar Guardiola. /Telegrafi/