Telegrafi

Guardiola i frikësohet Realit

“Disa mund të thonë se Real Madridi po i fiton ndeshjet më lehtë se ne, por mos të harrojmë se ata kanë shpenzuar shumë për të arritur këtë. Ata kanë shumë fuqi dhe kanë një trajner të mirë… ata kanë gjithçka”.

“(Gjatë historisë së Primera Divisionit) kemi pasur kampionë në La Liga me 75 pikë, ndërsa ne (që tani) i kemi nga 71. Ata janë një ekip i mirë dhe për ne do të jetë e vështirë t’i mposhtim, por do ta bëjmë më të mirën”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/