Telegrafi

Guardiola harron fitoren ndaj United: Ende duhet të përmirësohemi

Pep Guardiola ka thënë se ka ende hapësirë për përmirësim në ekipin e tij.

Guardiola duket se nuk është i kënaqur as me lojën ndaj Unitedit, andaj kërkon ende përmirësim.

“E njoh Bournemoutin, ja kam shikuar ndeshjet. Ne duhet të shfaqim lojë më të mirë dhe të mendojmë vetëm për fitore”.

“Nuk mendoj më për fitoren ndaj Unitedit. Unë po mendoj për atë që do të ndodhë nesër”.

“Liga Premier është e vështirë sepse luani ndeshje shumë të komplikuara. Secili ekip mund t’ju mposhtë dhe e kam ndjerë këtë tashmë”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/