Telegrafi

Guardiola ‘godet’ Sterlingun: Nuk mund t’i jap garanci për lojë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbrojtur menaxhimin e tij në lidhje me situatën e Raheem Sterling, i cili ka shprehur kënaqësi.

Pas lajmit se Sterling mund të jetë i përgatitur për t’u larguar nga City, pasi nuk po merr minutat e dëshiruar ka reaguar edhe Guardiola.

Guardiola ka thënë se nuk mund të “sigurojë” lojtarët se sa do të luajnë.

Lexo po ashtu Sterling i hapur për t’u larguar nga Man City, dëshiron më shumë kohë loje

“Unë nuk mund të siguroj se sa minuta do të luajnë lojtarët, ata duhet ta tregojnë atë në fushë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ky është momenti më i mirë, jo për Raheem, por për të gjithë. Të gjithë janë të përfshirë”.

“Ajo që dua për Raheem dhe për të gjithë është të jenë të lumtur. Ata duhet të jenë të kënaqur, dhe nëse nuk janë, ata janë të lirë të marrin vendime që janë më të mirat për ta, familjen e tyre dhe të gjithë ata që i duan”.

“Si futbollist, ata të gjithë duan të luajnë 90 minuta, por unë nuk mund t’i siguroj ata, ata duhet ta dëshmojnë këtë në stërvitje”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/