Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se është shumë e vështirë për ekipin e tij që të mbrojë titullin e Bundesligës.
Bayerni sot arriti një fitore të vështirë si mysafir i Kolnit, duke fituar me golin e vetëm të Robert Lewandowskit, transmeton Koha.net.
Arsyeja sipas Guardiolas është ngarkesa e madhe edhe në Ligën e Kampionëve, raporton Goal.
“Një kompliment i madh shkon për lojtarët. Pas 120 minutave përballje me Juventusin, ishte shumë e vështirë të vinim këtu dhe të fitonim. Ata ishin shumë të rrezikshëm. Por, ne e kontrolluam lojën, është një fitore më tepër për ne. E kuptova se sa e vështirë është për ne që ta mbrojmë titullin. Duhet të luftojmë deri në takimin e fundit, por është një fitore që na afron drejt titullit”, ka thënë Guardiola.