Site icon Telegrafi

Guardiola i frikësohet Atleticos

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, nuk është i qetë pas shortit të Ligës së Kampioneve dhe u kërkon kujdes maksimal lojtarëve të tij në sfidat kundër Atletico Madridit.

Trajneri spanjoll ka theksuar ka theksuar faktin se Atletico ka eliminuar dy herë në tre sezonet e fundit Barcelonën, që sipas tij mbetet skuadra më e mirë në Evropë.

“Barcelona ka dominuar këto vitet e fundit dhe mbetet skuadra më e mirë në Evropë. Atletico i ka mundur dy herë dhe kjo skuadër e di mirë ç’duhet të bëjë”.

Sipas Guardiolës, meritë të madhe ka Diego Simeone.

“Nuk kam luajtur kurrë me Simeonen, por ai ka shumë besim te idetë e tij, te skuadra e tij. Lojtarët e ndjekin 100%, ai është një ndër më të mirët në botë”.

“Atletico ka arritur tashmë një nivel të ri dhe kur i sheh të luajnë mbetesh gojëhapur. Nëse duam të kalojmë në finale, duhet të mundim një ndër skuadrat më të mira në pesë sezonet e fundit”, ka thënë Guardiola.

Exit mobile version