Pep Guardiola ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj me Manchester Cityn.
Trajneri spanjoll është pjesë e kampionëve në fuqi të Anglisë që nga viti 2016, ndërsa ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2021.
Pep ka arritur të fitojë dy tituj të kampionit me Cityn, ndërsa ka fituar edhe tri Kupa të Anglisë.
Pas dënimit të Manchester Cityt me dy vite ndalesë në Ligën e Kampionëve, në Angli kanë raportuar se Guardiola mund të largohet në fund të sezonit.
“Unë nuk mund ta parashikoj se çfarë do të ndodh në të ardhmen, kam kontratë edhe për një vit me Cityn. Nuk e përjashtoj mundësinë që të vazhdoj kontratën, nëse klubi është i lumtur me mua”, tha Guardiola.
“Tani jam i përqendruar në këto tre muajt e fundit të sezonit e pastaj do të kem kohë për të menduar”.
Guardiola thotë se arsyeja kryesore nëse do të ndryshoj skuadër është për shkak të lumturisë.
“Gjëja kryesore është se nuk jam penduar që kam ardhur te City”.
“Nëse besoj se diku tjetër do të jem më i lumtur, kjo do të ishte arsyeja që do të ndryshoja skuadër”, përfundoi Guardiola.
49-vjeçari ka drejtuar Cityn në 214 ndeshje ku ka marrë 159 fitore, 25 barazime dhe 30 humbje. /Telegrafi/