Site icon Telegrafi

Guardiola flet për situatën e Man Cityt: Jam i bindur që jemi të pafajshëm edhe pse disa na dënuan tashmë

Pep Guardiola është “plotësisht i bindur” se Manchester City është i pafajshëm, por thotë se ata janë “të dënuar tashmë” pasi u akuzuan nga Liga Premier për gjoja shkelje të rregullave financiare.

Liga Premier akuzoi Man Cityn për më shumë se 100 shkelje të supozuara të rregulloreve financiare të hënën dhe ia ka referuar gjetjet një komisioni të pavarur.

Akuzat lidhen me një periudhë nëntëvjeçare nga viti 2009, por te Man City thonë se ata janë “të befasuar” dhe “mirëpresin një rishikim të kësaj çështjeje”.

Duke folur për mediat për herë të parë që nga shpallja e akuzave, Guardiola kritikoi disa palë të jashtme për marrjen e shpejtë të gjykimit.

“Mendimi im i parë është se ne jemi dënuar tashmë”.

“Ne jemi me fat që jetojmë në një vend ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Ne nuk e patëm këtë mundësi. Ne jemi dënuar tashmë”.

“Çfarë do të ndodhë, nuk e di. Ne kemi avokatë të mirë dhe e di që do të mbrojmë pozicionin tonë”, ka thënë trajenri i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version