Site icon Telegrafi

Guardiola flet për Shaqirin

Pep Guardiola dhe Xherdan Shaqiri nuk kishin kaluar siç është më së miri në kohën kur ishin në Bayern Munich.

Tani si trajneri spanjoll ashtu edhe futbollisti kosovar janë pjesë e Ligës Premier në Angli.

Shaqiri kishte kritikuar Guardiolën për mos aktivizim në ndeshjet e Bayernit nëpër mediat gjermane dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit spanjoll.

Ai ka deklaruar për ‘The Sun’, se ia kishte treguar arsyejet Xherdanit se pse nuk luan.

“Unë mundohem të ndihmoj lojtarët e mi çdo ditë, por sigurisht se lojtarët mund të mos e kuptojnë këtë. Ata shkojnë dhe flasin në media pasi nuk luajnë”.

“Unë kam folur me Shaqirin për arsyen pse ai nuk ka luajtur te Bayerni, por nuk mund t’i them atij këtë çdo fundjavë”.

“Unë marrë vendimet dhe lojtarët që nuk luajnë janë të pakënaqur. Ata nuk janë të kënaqur për një arsye, ndiejnë se trajneri nuk i do. Gjithë 30 lojtarët meritojnë të luajnë, por rregullat thonë se vetëm 11 mund të startojnë”, deklaroi Guardiola për ‘The Sun’.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ FIFA ia mohoi dy futbollistëve të Zvicrës ardhjen te Kosova

Kujtojmë që Shaqiri u largua nga Bayerni pikërisht se nuk kishte hapësira të shumta duke u transferuar në Inter, ndërsa nga gjiganti italian iu bashkua skuadrës angleze Stoke City. /Telegrafi/

Exit mobile version