Pep Guardiola u pyet në konferencë për shtyp për gabimin e Erling Haaland kundër Liverpool në Community Shield, ku sulmuesi dështoi të shënojë nga afër me portën pothuajse të zbrazët.
Trajneri i Man Cityt nuk kishte asnjë shqetësim për situatën, duke treguar besim të plot te sulmuesi i tij.
Liverpool të shtunën mposhti Manchester Cityn (3-1) për të fituar Community Shield, apo Superkupën e Anglisë.
“Ai është i fortë dhe ka kualitetet të jashtëzakonshme. E humbi, do ta fusë përsëri në portë. Çfarë problemi ka? Ka ndodhur. Është futboll. Ai ishte në rast, por një tjetër gol u anulua sepse topi kishte dalë jashtë…”.
https://twitter.com/SHA3WAZA_2/status/1553438903507582977
“ Ai e ka këtë talent, ai do të (shënojë gola). Pra, është mirë. Nuk jam i shqetësuar për këtë”, siguroi Guardiola.
Rasti i gabuar i nënshkrimit të fundit të Manchester Cityt ka bërë xhiron e botës. Norvegjezi kishte disa mundësi por nuk arriti t’i kthejë në gola.
https://twitter.com/ToddBoehlyHive/status/1553442112208883712
Por ajo në minutat e fundit kur portieri ishte në tokë, Haaland e gjuajti me këmbën e majtë dhe topi goditi traversën për të dal jashtë. /Telegrafi/