Site icon Telegrafi

Guardiola flet për Muriçin: Nuk kemi vendosur ende për ndeshjen me Chelsean, por ne i besojmë atij

Pep Guardiola ka folur fjalë të mëdha për portierin e Kosovës, Arijanet Muriç.

Ai pritet ta raujë portën në finalen e së dielës në Carabao Cup kundër Chelseat.

20-vjeçari ka luajtur në çdo ndeshje në këtë garë këtë sezon, duke pësuar vetëm një gol për Manchester Cityn.

Aro Muric . (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Muriçi ishte heroi i “Qytetarëve” në çerekfinalen e dhjetorit në ekzekutimin e penalltive kundër Leicester Cityt.

Guardiola nuk tregon nëse ka vendosur që t’i besojë portierit tonë, apo Edersonit.

Lexo po ashtu Guardiola: Sane është lojtari më i mirë në botë që luan në krahë

“Ne duhet ta shohim. Më duhet të mendoj rreth kësaj. Muriçi ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. Sidomos me penalltitë ndaj Leicesterit, ai ishte i jashtëzakonshëm”.

Muric . (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

“Ne i besojmë atij, kjo është arsyeja se pse ai është portieri ynë i dytë. Ne nuk kemi shikuar ta blejmë askënd në afatin kalimtar dimëror”, deklaroi trajneri.

Finalja e Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Chelseat zhvillohet të dielën në “Wembley”. /Telegrafi/

Exit mobile version