Luis Enrique ka insistuar dhe ai nuk po brengoset për penaltinë që ka humbur Luis Suarez ndaj Rayo Vallecanos.
Barca fitoi 5-1, por Suarez e humbi një penalti e cila ka bërë që ai të kritikohet.
“Ne e dimë vështirësinë e krijimit të lojës ndaj Rayos, andaj rezultati kurrë nuk ishte në rrezik”.
“Tani fillon koha më e mirë e sezonit, që do të na çojë aty ku duam të jemi”.
Barcelona ka dështuar shumë në penallti këtë vit, por kjo nuk e brengos trajnerin spanjoll.
“Ne nuk kemi qenë të suksesshëm nga penaltitë së fundmi, por është një gjë që pak më brengos”, potencoi Enrique. /Telegrafi/