Telegrafi

Guardiola flet pas eliminimit në Ligën e Kampionëve

Manchester City është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Citizens kanë pësuar humbje në takimin e dytë nga Monaco me rezultat 3-1, e cila gjë ishte e mjaftueshme për francezët për tu kualifikuar në çerekfinale, megjithëse në ndeshjen e parë kishin humbur me rezultat 5-3.

Lexo po ashtu Monaco 3-1 City, notat e lojtarëve (Foto)

Pep Guardiola, trajneri i skuadrës angleze është shprehur se të besuarit e tij luajtën mirë vetëm në pjesën e dytë.

“Zhvilluam një lojë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, por harruam ta bëjmë këtë edhe në pjesën e parë. Ishim më të mirë në pjesën e dytë, por nuk ishte e mjaftueshme”, është shprehur Guardiola.

Ai gjithashtu ka thënë se ekipi është i papërvojë, por që do të përmirësohet.

“Do të përmirësohemi, por kjo garë është shumë kërkuese. Ndonjëherë duhet të jeni special dhe me fat, ne nuk ishim sot. Normalisht luajmë në një nivel të mirë, por këtu nuk e bëmë. Do të mësojmë, pasi ekipi nuk ka shumë përvojë”, ka thënë Pep. /Telegrafi/