Telegrafi

Guardiola: Fituam me zemër

“Ne erdhëm nga pozita e dytë për t’i mposhtur liderët dhe ne kemi fituar një ndeshje tejet të rëndësishme. Ne jemi të kënaqur, shumë të lumtur. Është fitore e madhe, pasi që kemi bërë një hap të rëndësishëm edhe pse kanë mbetur dhe 21 pikë për t’u luajtur”.

“Ne kemi studiuar shumë ndeshje të Realit dhe e kemi parë që është tmerrësisht i rrezikshëm në kundërsulme. Ne ishim të ngurtë dhe fusha ishte e rrëshqitshme në fillim, por goli na qetësoi dhe më pas e patëm kontrollin e topit”.

“Na është dashur zemër dhe kurajë që të fitojmë këtu pasi që askush nuk e kishte bërë më parë këtë sezon në këtë impiant. Ata kanë thellësi në lojën e tyre dhe është një ekip që ka një mesatare prej tre golash për ndeshje. Reali është ekip i frikshëm, por sot, ata kanë pasur vetëm një ose dy raste të cilat u krijuan pasi ne humbëm topin”.

“Puna që ka bërë Pellegrini në kampionat është tej mase e mirë. 77 pikë janë të jashtëzakonshme. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë edhe nëse ai vazhdon apo nuk vazhdon të jetë më trajner i Real Madridit”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/