Ish shefi për media te Bayern Munich, Markus Howick, ka thënë se Pep Guardiola është gjeni, por lojtarët nuk luajnë për të, siç bëjnë për trajnerët të tjerë.
Guardiola la Munichun për të shkuar në Etihad Stadium në fund të sezonit 2015-16, ndërsa kishte fituar shtatë trofe, duke përfshirë tre tituj të Bundeligas në tre sezone.
Howick që ishte shef i medieve te Bayern për 33 vite e ka ngritur në ‘qiell’ trajnerin spanjoll.
“Pep Guardiola është gjeni”.
“Ai është dy nivele më lartë se çdo trajnerë që ka punuar te Bayern Munich”.
“Por lojtarët për të nuk futen në zjarr. Për Jupp Heynckes dhe Ottmar Hitzfeld e bënin, për këtë edhe kishin sukses”.
“Çdo trajner bënë gabime dhe Pep u bashkua me Bayernin ku kishte vetëm gjashtë vite eksperiencë”, ka thënë Howick. /Telegrafi/