Telegrafi

Guardiola emocional pas triumfit në Kupën e Klubeve

Një gol i shënuar nga Lionel Messi në lojën shtesë, i ndihmoi Barcës të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Estudiantes në finalen e zhvilluar në Abu Dhabi, që i solli edhe trofeun e gjashtë këtë sezon.

“Për mua ky është një vit i shkëlqyeshëm. Kemi arritur diçka të cilën askush nuk e ka arritur më herët. Jam me fat që kam lojtarë aq kualitativ në ekipin tim. Suksesin të cilin e kemi arritur është meritë e tyre dhe do të doja t’i falënderoj ata për këtë”.

“Të fitosh gjashtë tituj të njëpasnjëshëm është e pabesueshme. Aq shumë gjëra kanë ndihmuar në këtë; të kemi pak lëndime, një ekip të përbërë nga lojtarë të cilët luajnë sepse duan të luajnë, fuqi mendore… Ne kemi pasur vitin më të mirë në historinë e klubit”, ka thënë Guardiola”/Telegrafi/