Telegrafi

Guardiola: Edhe skuadrat tjera janë në garë për titull

“Është mungesë respekti, të mendosh pas vetëm katër ndeshjes se lufta do të jetë vetëm në mes Barcës dhe Madridit. Unë nuk besoj në diçka të këtillë”.

“Nëse i kemi fituar të gjitha ndeshjet deri më tani, do të thotë se të dyja ekipet jemi në formë. Fakti që i kemi fituar ndeshjet është vetëm se kemi qenë më të fortë se kundërshtarët tanë”, ka thënë trajneri i Barcës, i cili thotë se edhe Sevilla, Valencia, Villarreali dhe Atletico Madridi do t’u konkurrojnë dy gjigantëve spanjollë për titull.