Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shumë i dashur në Manchester dhe, pasi të kenë parë këtë video, adhuruesit e tij do të shtohen ndjesh.
Në fakt, trajneri spanjoll i ka bërë një surprizë tifozit 7-vjeçar Braydon, i cili, pasi ka dalë ambientet muzeut të Manchester Cityt ka marrë një taksi, që ka pasur si pasagjer trajnerin e “Citizens”.
Video është publikuar nga kanali i klubit anglez në YouTube , që ka realizuar disa video të tilla në të kaluarën me lojtarë të ekipit që janë marrë në pyetje nga shoferi i taksisë Chappy dhe, në fakt, këto video quhen Chappy’s Taxi.
Por, fatmirësisht për djalin e vogël, këtë herë intervistuesi ka qenë trajneri i ri i Cityt.
Pasi e ka pyetur teknikun nëse ishte me të vërtetë ai, tifozi i ri, i ka kërkuar Pep që të blejë Messin.
Ish-trajneri i Barcelonës ka pranuar se do të ishte një detyrë e vështirë, por i ka premtuar 7-vjeçarit se do të mundohej të fitonte çdo trofe sezonin e ardhshëm.