Raphael Guerreiro është larguar nga Borussia Dortmund pas shtatë viteve qëndrim në Signal Iduna Park.
Mbrojtësi i majtë portugez ka mbetur futbollist i lirë dhe nuk pranoi vazhdimin e kontratës me verdhezinjtë.
Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë pasi shumë skuadra janë në garë për t’i siguruar shërbimet e portugezit.
Man City është skuadra e radhës që është futur në garë për anësorin portugez, me Pep Guardiolan që e pëlqen shumë atë.
Trajneri spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta bindin lojtarin t’i bashkohet në Etihad Stadium, pasi ata nuk kanë një mbrojtës të majtë dhe në atë pozitë kanë luajtur qendërmbrojtësit si Nathan Ake apo Manuel Akanji.
Megjithatë City nuk do ta ketë aspak të lehtë afrimin e yllit portugez, pasi gara për t’i siguruar shërbimet e tij është shumë e madhe.
Bayern Munich, PSG, Inter, Atletico Madrid, Roma, Milan dhe Newcastle United gjithashtu e duan transferimin e tij këtë verë.
Gjithsesi Guerreiro ka deklaruar se do ta bëj të ditur të ardhmen e tij në fillim të këtij muaji dhe agjentët e tij po punojnë për transferimin e futbollistit. /Telegrafi/