Pep Guardiola e ka lënë mesfushorin Yaya Toure jashtë skuadrës për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.
Citizens nuk kanë mundur të përfshijnë më shumë se 17 futbollistë që nuk janë shtetas britanik.
Por, Guardiola ka ende 18 lojtarë të huaj në dispozicion, pavarësisht se në ditët e fundit të afatit kalimtar shiti katër futbollistë, transmeton Telegrafi.
Mesfushori 33-vjeçar ka mbet jashtë listës së spanjollit, ku City do të takohet me Borussia Monchengladbach, Celtic dhe Barcelonën.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka luajtur një rol të madh në të gjitha trofetë e fituara prej skuadrës angleze që prej vitit 2010 kur u ble nga Barcelona, e cila udhëhiqej prej Guardiolës. /Telegrafi/