Telegrafi

Guardiola e kërkon Verratin te City

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime në Manchestrer City.

Javë më parë solli në radhët e klubit anglez mesfushorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez, por duket se me kaq nuk do të ndalet spanjolli.

Ai po kërkon shërbimet e lojtarit italian të Paris Saint-Germanit, Marco Verratti, i cili po has në vështirësi te parisienët.

Por, pengesë janë telashet midis dy bordeve, ku marrëdhëniet janë të tensionuara midis pronarëve të Emirateve të Cityt dhe Katarit të PSG-së.

Megjithatë Citizens besohet se do të bëjnë një ofertë marramendëse përfundimtare gjatë ditëve në vijim pasi që afati kalimtar te francezët përfundon gjatë të enjtes (9 gusht).

Guardiola po kërkon me ngulm një mesfushor qendror pasi që nuk ka shpresë që do ta transferojë Jorginhon e Napolit.

Ndryshe, Verrati kohë më parë ishte edhe në radarin e skuadrës së Manchester United dhe Barcelonës. /Telegrafi/