Pep Guardiola është duke i numëruar ditët e tij të fundit të gjiganti gjerman Bayern Munich.
Spanjolli do të drejtojë Manchester Cityn nga stinori i ardhshëm dhe qysh tani ka filluar t’i bëjë planet për klubin e ri.
Sipas medieve gjermane, emri më i ri për mesfushën në listën e Pep Guardiolës është mesfushori gjerman Julian Weigl.
20-vjeçari ka qenë befasia më e mirë e edicionit në Bundesliga me Dortmundin duke zhvilluar 25 ndeshje.
Vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe tani kushton rreth 30 milionë euro, para që për Cityn nuk janë problem për ta transferuar talentin gjerman në ‘Etihad Stadium’. /Telegrafi/