Site icon Telegrafi

Guardiola e do me çdo kusht, Man City shtyn përpara për transferimin e Haalandit

Manchester City synon me çdo kusht ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, i cili është i preferuar i trajnerit Pep Guardiola.

Haaland ka shkëlqyer me fanellën e Dortmundit duke u konfirmuar si një ‘makineri e golave’.

Paraqitjet e tij superiore kanë bërë që Haaland të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, e në veçanti nga City.

Lexo po ashtu Haaland pret me durim: Man City mendon se e ka fituar garën, ndërsa Real Madridi vazhdon ndjekjen

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, City po kërkon të nënshkruajë me Haaland dhe po bëjnë përpjekje të mëdha për transfrimin e tij këtë verë.

Ai shton se kontaktet e drejtpërdrejta mes klubit dhe lojtarit janë duke vazhduar, pasi trajneri Pep Guardiola e do atë ‘me çdo kusht’.

Lexo po ashtu Klauzola e Haaland, kontrata, çmimi i transferimit, kërkesat për pagë dhe detaje të tjera

Megjithatë, gara është ende e hapur, pasi për transferimin e tij është i përfshirë edhe Real Madridi.

Deri tani nuk ka asnjë vendim dhe zgjedhja thuhet si i takon vetëm sulmuesit norvegjez. /Telegrafi/

Exit mobile version