Site icon Telegrafi

Guardiola duket se ka vendosur për të ardhmen: Jam më se i lumtur te City

Pep Guardiola (Foto: Getty Images/Guliver)

Guardiola duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City edhe për disa vite.

Trajneri katalunas është pyetur rreth të ardhmes së tij, pasi nga vera e kaluar lidhet me një largim nga Citizens.

Por, Guardiola ka bërë të ditur se ai është i lumtur me situatën e tij te City dhe planifikon që të qëndrojë edhe për një kohë.

“Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Guardiola në konferencë për media.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e Manchester Cityt dhe shpresoj që të bëjë një punë edhe më të mirë që të qëndrojë këtu sa më gjatë”.

Lexo po ashtu Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij

“Nuk kam në plane që të largohem dhe ajo çfarë shkruajnë mediat nuk më bën përshtypje”, ka shtuar më tej trajneri.

Spanjolli ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të këtij sezoni, derisa lidhet me një rikthim te Barcelona ose një kalim të mundshëm te Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version