Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij ka bërë paraqitje të mirë kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i trajnerit spanjoll pësoi humbje prej 1-0 me golin e Heung-Min Son të shënuar në minutën e 78-të.
Ndërkaq, në pjesë e parë u akordua penallti në favor të Cityt, mirëpo Sergio Aguero dështoi përballë Hugo Llorisit nga pika e bardhë.
“Krijuam raste, nuk ishte vetëm penalltia. E kontrolluam ndeshje, nuk i lejuam të vraponin shumë”.
“Rezultati nuk është më i miri, por duhet ta bëjmë rikthimin e nevojshëm për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Guardiola për BBC Radio 5 live.
Sa i përket penalltisë së humbur, ai është shprehur: “Herën tjetër do të shënojmë. Tash duhet të përgatitemi për Crystal Palace. Nuk kemi kohe të mendojmë për Tottenhamin”. /Telegrafi/