Telegrafi

Guardiola: Dua ose fitore ose humbje

Guardiola është i vendosur t’u japë fansave një lojë që ia vlen të shihet, derisa kërkon titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve.

“Që kur e kam marrë detyrën, loja jonë është karakterizuar nga futbolli i guximshëm, sulmues. Është një filozofi e futbollit. Fitore ose humbje, dua që ne të tregojmë se kush jemi dhe në çfarë futbolli besojmë. Dua që ekipi im të dalë në fushë dhe të jetë vetvetja”.

“Njerëzit bëjnë sakrifica të mëdha me qëllim që të shkojnë të shohin një ndeshje futbolli. Andaj për mua e gjitha ka kuptim, përpjekja, pina, planifikimi, përqendrimi dhe disiplina”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/