Telegrafi

Guardiola i drejtohet tifozëve si familjes së tij: Koha t’i dëgjojmë ekspertët, do të kthehemi më të fortë – por edhe pak më të plotë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë që “familja e tij e futbollit” duhet t’i të dëgjojë shkencëtarët, mjekët dhe infermierët duke qëndruar në shtëpi për të luftuar coronavirusin.

Ai ka dhënë një mesazh për tifozët në lidhje me Covid-19 që dhe në Angli ka filluar të përhapet me numra të mëdhenj.

“Na mungon futbolli. Ne na mungon jeta që kemi pasur disa ditë më parë, por tani është koha për të dëgjuar, për të ndjekur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët tanë”.

“Ju jeni familja ime e futbollit, dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për t’iu bërë të ndiheni më mirë”.

“Ne do të kthehemi më të fortë, më të mirë, më të sjellshëm, dhe pak më të plotë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/