Telegrafi

Guardiola dorëzohet për titull: Man City duhet të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola ka pranuar humbjen në garën e titullit të Ligës Premier pas dështimit të Manchester Cityt të shtunën ndaj Crystal Palace.

Manchester City nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Crystal Palace, duke i lënë ata 13 pikë pas Liverpoolit në krye të renditjes.

Kjo epërsi dhe dy ndeshje më pak për Reds kanë bërë që Guardiola të dorëzohet në garën për titull këtë sezon në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Man City barazon në shtëpi ndaj Crystal Palace, buzëqesh Liverpooli

“Ne bëmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe fatkeqësisht në fund humbëm dy pikë sepse nuk mund të ndalonim kundërsulmin”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Por, ne duhet të vazhdojmë, ka ende shumë ndeshje për të luajtur”.

Lexo po ashtu Befason Del Piero: Man City do ta fitojë Ligën e Kampionëve

“Ne duhet të përpiqemi të sigurojmë një vend për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi trajneri katalunas.

Ndryshe, City është 14 pikë para vendit të pestë të mbajtur nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/