Telegrafi

Guardiola do të ketë 278 milionë euro për të shpenzuar

Sipas gazetës spanjolle El Economista, ish-trajneri i Barcelonës do ta rimodelojë në tërësi skuadrën aktuale të bavarezëve.

Në listën e transferimeve të mundshme gjenden Victor Valdes (Barcelona), Neymar (Santos), Edin Dzeko (Manchester City), Benat Etxebarria (Real Betis) e Isco (Malaga).

Po ashtu, gazeta njofton se 42-vjeçari do të kërkojë dyshen e Borussia Dortmundit, Mats Hummels dhe Mario Goetze, ndërsa në listë janë edhe Edinson Cavani (Napoli), Adrian Lopez (Atletico Madrid) dhe Michu (Swansea City). /Telegrafi/