Telegrafi

Guardiola: Do të fitojmë pa Messi e Ibrahimovic

Të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për shkak të lëndimit, por Guardiola mbetet optimist.

“Ende mendoj se ne mund të fitojmë pa ata. Ne mund ta bëjmë këtë edhe me tjerët. Ne do të dalim dhe do ta luajmë lojën tonë, me ata që kemi. Si duket, do të na mungojë Messi, i cili është më i mirë në botë, ashtu sikur Chicagos kur i mungonte Michael Jordan ose Lakers dhe Kobe Bryant”.

“Nuk mund ta mohoj se ata janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithçka kemi bërë, kemi bërë së bashku. Ne do të dalim në fushë me 11 lojtarë. Nëse njerëzit dëshirojnë të arsyetohen, unë jo. Nëse ata mungojnë, do të luajnë lojtarë të tjerë”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/