Manchester City e pret në ‘Etihad Stadium’ Evertonin në takimin e xhiros së tetë të Ligës Premier.
Pep Guardiola është mirëpritës i Ronald Koeman në ndeshjen që do të filloj të shtunën nga ora 16:00, teksa ky do të jetë edhe një takim i dy shokëve të vjetër, pasi njihen dhe kanë raporte të mira që nga koha sa të dy ishin te Barcelona.
Trajneri spanjoll e ka cilësuar holandezin të mahnitshëm dhe qendërmbrojtësin më të mirë, pasi ka luajtur gjithmonë ndeshje të mëdha, teksa Koeman e ka cilësuar si një mik shumë të mirë.
“Ai gjithmonë ka luajtur mirë në ndeshjet e mëdha. Ai ishte e mahnitshëm. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë qendror që kam takuar”, ka thënë Guardiola për mediat angleze, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi miq të vërtetë të mirë. Tani është pak më e lehtë të shihemi për shkak se ai jeton në Manchester dhe unë jetoj afër”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/