Telegrafi

Guardiola dëshiron tre yje të Premier Ligës te City

Pep Guardiola do të fillojë karrierën e tij te Manchester City duke shpenzuar miliona funte për përforcimin e ekipit, me tre yje të Premier Ligës në radarin e tij.

Sipas “The Sun”, shefi i “Qytetarëve” ka në listë Alexis Sanchezin, John Stones dhe Danny Rose.

Gazeta britanike pohon se Guardiola ka vënë në presion shefat e Cityt pasi ka kërkuar lojtar nga ekipet rivale të Cityt.

Fernando, Yaya Toure dhe Samir Nasri pritet të largohen nga “Qytetarët” shkaku i sezonit zhgënjyes që treguan ata. /Telegrafi/