Telegrafi

Guardiola dëshiron të shoh fundin e thashethemeve që e lidhin Cityn me shkeljet e Fair Play Financiarit

Josep Guardiola (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kërkon qartësi lidhur me akuzat për parregullsi financiare në kuadër të Fair Play Financiarit.

UEFA ka njoftuar se tani po hetojnë pretendimet e klubeve për Cityn dhe të klubeve të tjera të cilat thuhet se kanë shkalur ligjet e FFP-së.

Këto pretendime kanë futur në panik klubin anglez dhe trajneri i tyre Guardiola kërkon më shumë qartësi për këto thashetheme.

Lexo po ashtu Manchester City rrezikon seriozisht përjashtimin nga Liga e Kampionëve

“Nëse UEFA gjen diçka, klubi do të bëjë një deklaratë dhe do të doja këtë, sepse do të dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë dhe thashethemet do të pushojnë”, ka thënë fillimisht Guardiola për L’Equipe.

Man City (Getty Images)

“Pastaj ne do të dimë nëse kemi bërë parregullsi ose jo”.

Lexo po ashtu Football Leaks: PSG dhe Manchester City fshehën shkeljet e FFP me ndihmën e UEFA-s

“Njerëzit do të ndalojnë së foluri për të”, përfundoi trajneri spanjoll.

Nëse shpallet fajtor, mendohet se Cityt do t’i ndalohet pjesëmarrja në garat evropiane. /Telegrafi/