Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kërkon qartësi lidhur me akuzat për parregullsi financiare në kuadër të Fair Play Financiarit.
UEFA ka njoftuar se tani po hetojnë pretendimet e klubeve për Cityn dhe të klubeve të tjera të cilat thuhet se kanë shkalur ligjet e FFP-së.
Këto pretendime kanë futur në panik klubin anglez dhe trajneri i tyre Guardiola kërkon më shumë qartësi për këto thashetheme.
“Nëse UEFA gjen diçka, klubi do të bëjë një deklaratë dhe do të doja këtë, sepse do të dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë dhe thashethemet do të pushojnë”, ka thënë fillimisht Guardiola për L’Equipe.
“Pastaj ne do të dimë nëse kemi bërë parregullsi ose jo”.
“Njerëzit do të ndalojnë së foluri për të”, përfundoi trajneri spanjoll.
Nëse shpallet fajtor, mendohet se Cityt do t’i ndalohet pjesëmarrja në garat evropiane. /Telegrafi/