Pep Guardiola dëshiron transferimin e mbrojtësit spanjoll të Bayern Munichut, Juan Bernat.
Thuhej se Pep Guardiola nuk do ta ngacmonte ish-skuadrën e tij duke tentuar transferimin e ndonjë futbollisti, përcjell Telegrafi.
Por, tani sipas Mirror, menaxheri spanjoll i Manchester Cityt synon një lëvizje verore për mbrojtësin e Bavarezëve, Juan Bernat.
I etur për të riparuar skuadrën e tij që po vuan në Ligën Premier, Guardiola e sheh Bernatin si një kandidat ideal për të përforcuar ekipin.
E gjithë kjo vjen pasi sipas ish-trajnerit të Barcelonës, spanjoll mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes, por edhe si mesfushor. /Telegrafi/