Telegrafi

Guardiola dëshiron Eto’o të qëndrojë

“Ai ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe është normale të takohemi dhe të diskutojmë planin e tij, ngritjen e formës së tij dhe të shikojmë cila është zgjidhja më e mirë”, ka thënë Laporta.

“Dua që ai të mbetet në Barcelona edhe për shumë vite dhe Pep Guardiola ka të njëjtin mendim”, shton spanjolli, i cili ka folur edhe për dëshirat tjera të klubit, duke filluar nga Franck Ribery.

“Bayern nuk dëshiron ta shesë Riberyn. Sa i takon Villas, ka bisedime me Valencian dhe askush kurrë nuk më ka thënë se ai dëshiron të shkojë në Madrid”.