Telegrafi

Guardiola dëshiron dyshen e Valencias, Silva dhe Mata

As shkruan se Guardiola pret që Henry të largohet nga Nou Camp në fund të këtij sezoni dhe e sheh yllin spanjoll Silva si zëvendësim ideal për të. Guardiola po ashtu është një fans i madh i bashkë-lojtarit të Silva, Juan Mata.

Pengesë për realizimin e kësaj dëshire të Barcës është presidenti i Valencias, Manuel Llorente, i cili është i inatosur me mënyrën se si kampioni evropian tentoi ta marrë David Villan gjatë verës së kaluar.

Llorente do të preferonte të bëjë biznes në radhë të parë me Real Madridin, se sa me Barcelonën./Telegrafi/