Pep Guardiola ka thënë se UEFA veproi drejt kur vendosi që ta përsërit shortin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
UEFA bëri të ditur se për shkak të gabimeve teknike ka marrë vendim për ta anuluar shortin që e tërhoqi në mesditë.
“Mendoj se është korrekte nga ana e UEFA-s që e përsëriti shortin. Ishte një gabim, të cilin po e korrigjon dhe këto janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Guardiola.
“Nëse ka ndonjë gabim, atëherë gjërat duhet të përsëriten në mënyrë që mos të ketë hapësirë për dyshime”.
Shtëpia e futbollit evropian e ri-hedhi shortin për fazën e eliminimit direkt, për të mos lënë vend për akuza se shorti ishte i trukuar apo diçka të3 nivelit të tillë.
Në 16 skuadrat e fundit, shorti ka përcaktuar se Manchester City do të përballet me Sportingun. /Telegrafi/