Manchester City është treguar skuadër e barabartë dhe rivalizuese me Barcelonën, ndërsa në fund e ka mposhtur me rezultat 3-1.
Skuadra e Pep Guardiolas edhe pse nuk e kishte posedimin e topit në favor u tregua më e rrezikshme.
Barcelona kaloi e para në epërsi me golin e Lionel Messit që në minutën e 20-të.
Por City nuk u dorëzua dhe e barazoi në pjesën e parë. Ishte gjermani Ilkay Gundogan ai që shënoi në minutën e 40-të.
Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe për qytetarët.
Njëri ndër lojtarët më të fortë të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, shënoi një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 51-të.
Në minutën e 74-të, Aguero ka humbur rast të mirë, ndërsa topin e rikthyer e ka shndërruar në gol Ilkay Gundogan me një goditje të fortë.
City pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Barcelona mbetet me nëntë pikë duke e shijuar humbjen e parë në Evropë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GbY7GVJFAMY
https://www.youtube.com/watch?v=ORaAtZbQt6E
https://www.youtube.com/watch?v=D3PmzvDxoys
https://www.youtube.com/watch?v=pLwFYHwtCl4