Telegrafi

Guardiola: City është skuadër më e mirë se në sezonin e kaluar

Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester City e fitoi Ligën Premier në edicionin e kaluar me 100 pikë, mirëpo Pep Guardiola beson se skuadra e tij është akoma më e fortë këtë sezon.

Nën drejtimin e trajnerit katalunas, ekipi nga Etihad Stadium e fitoi edhe Carabao Cup (EFL Cup) dhe e përfudnoi kampionatin me diferencë rekorde prej 19 pikës nga përcjellësi i parë Manchester United.

Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në sezonin 2017/2018, kampioni anglez i humbi vetëm dy ndeshje (nga Liverpooli dhe Unitedi), ndërsa këtë edicion vetëm këtë muaj i ka pësuar dy humbje (nga Chelsea dhe Crystal Palace).

Sidoqoftë, Guardiola mendon se të zgjedhurit e tij janë më të fortë sivjet dhe kanë për qëllim ta fitojnë sërish Ligën Premier.

“Në detaje të vogla, jemi më të mirë se në sezonin e kaluar, gjë që është normale, sepse kemi kaluar më shumë kohë bashkë”.

Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Procesi unë, krijimi i aksioneve, presioni i lartë, mund të përdorim lëvizje të ndryshme, kemi më shumë alternativa për t’u mbrojtur gjatë sulmit dhe jemi më qëndrueshëm kur mbrohemi më thellë”, ka deklaruar trajneri për Sky Sports.

Kur është pyetur se çfarë i ka lënë më së shumti përshtypje në sezonin e kaluar te skuadra e tij, ai ka thënë: “Qëndrueshmëria”. /Telegrafi/