Telegrafi

Guardiola: Çdo ndeshje është finale për ne

Pep Guardiola ka folur pas fitores 3-0 në udhëtim ndaj Hull Cityt.

Trajneri spanjoll e ka cilësuar si të rëndësishme fitoren e sotme, por sipas tij çdo ndeshje është si finale për skuadrën e tij, pasi ekipet kundërshtare janë të forta.

“Çdo ndeshje është si një finale për ne. Ne e dinim që kishim për të fituar për shkak të asaj që ndodhi më herët. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, na mungoi vetëm goli”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Citizens fitore për vendin e dytë (Video)

“Është e rëndësishme për ne për të marrë tri fitore radhazi”, përcjell Telegrafi.

“Kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ekipet e tjera janë të forta gjithashtu”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/