Pep Guardiola ka folur pas fitores 3-0 në udhëtim ndaj Hull Cityt.
Trajneri spanjoll e ka cilësuar si të rëndësishme fitoren e sotme, por sipas tij çdo ndeshje është si finale për skuadrën e tij, pasi ekipet kundërshtare janë të forta.
“Çdo ndeshje është si një finale për ne. Ne e dinim që kishim për të fituar për shkak të asaj që ndodhi më herët. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, na mungoi vetëm goli”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
“Është e rëndësishme për ne për të marrë tri fitore radhazi”, përcjell Telegrafi.
“Kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ekipet e tjera janë të forta gjithashtu”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/