Sipas një postimi në X nga Sky Sports News, Manchester City ka arritur marrëveshje me yllin e Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush.
Diskutimet janë në zhvillim tashmë në anën e lojtarit, siç raportohet nga Foot Mercato, dhe vetë lojtari është i interesuar për një lëvizje te Citizens.
Tani, varet nga Manchester City dhe Eintracht Frankfurt, ku klubi gjerman përballet me një vendim të madh për të ardhmen e lojtarit të tyre.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Eintracht Frankfurt po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, duke e bërë këtë transferim edhe më të rëndësishëm për të dy palët.
Ky lajm mund të ketë një ndikim të madh në strategjinë taktike dhe financiare të Manchester City për këtë edicion.
Transferimi i Marmouxh pritet t’i kushtojë kampionit të Ligës Premier rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/