Telegrafi

Guardiola i befasuar nga Sterlingu

Trajneri spanjoll ndihet i lumtur me paraqitjen e anësorit sulmues anglez.

Raheem Sterling ka befasuar në këtë sezon me paraqitje trajnerin e tij, Pep Guardiola.

Kulmi i kësaj simpatie erdhi pas dy-golëshit të shënuar në ndeshjen e djeshme ndaj West Hamit.

Lexo po ashtu Guardiola e cilëson si të veçantë dhe emocionuese ndeshjen ndaj Barcelonës

Guardiola ka deklaruar se Sterling është futbollistë shumë dinamik dhe agresiv dhe është i lumtur me lojën e tij.

“Është shumë dinamik, agresiv me top dhe pa të, jam shumë i lumtur, ai po luan shumë mirë”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/