Telegrafi

Guardiola befason fansat: Bën xhiro me taksi në rrugët e Manchesterit (Video)

Javën e kaluar, ekipi medias së Manchester Cityt ka vendosur t’i befasojë fansat e klubit duke i shëtitur me taksi, ku i pranishëm do të ishte edhe Pep Guardiola.

Një nga tifozët ishte shtatë-vjeçari Braydon, i cili nuk u besonte syve se ishte në një veturë me trajnerin spanjoll të Citizens.

Ndërsa një femër që kishte privilegjin të bënte xhiro në rrugët e qytetit të Manchesterit i sugjeroi Guardiolës që të transferonte yllin e Real Madridit, Toni Kross dhe Dimitri Payetin e West Ham Unitedit.

Udhëtimin me plotë befasi të spanjollit dhe për më tepër, shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/