Telegrafi

Guardiola: Atletico është i rrezikshëm

“Atletico është një ekip i shkëlqyeshëm. Ata nuk kishin një fillim të mbarë të sezonit. Unë do të kisha preferuar që ata të kishin ardhur në këtë ndeshje me një rezultat më të mirë. Nuk ka ekip më të rrezikshëm se Atletico Madrid në rrethana të tilla”, ka thënë Guardiola.

Sa i takon marrëveshjes së re të Lionel Messi, Guardiola ka thënë: “Këto janë lajme të mira, lojtari më i mirë ta rinovojë marrëveshjen. Njerëzit vijnë për t’i parë më të mirët, dhe Messi është një prej tyre. Isha i lumtur edhe kur u rinovuan marrëveshjet e Victor Valdes dhe Xavi”.